638315897 1424429236040248 8584759684258394906 n

Vizitë në Kazermën e FSK-së me rastin e 17 Shkurtit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasës parafillore dhe klasave të para realizuan një vizitë në kazermën e Forca e Sigurisë së Kosovës.

Fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me misionin dhe rolin e FSK-së, të shohin pajisjet dhe mjetet e tyre, si dhe të dëgjojnë për përkushtimin e ushtarëve në shërbim të atdheut.

Kjo vizitë ishte një përvojë e veçantë dhe edukative për më të vegjlit tanë, duke forcuar ndjenjën e respektit, mirënjohjes dhe dashurisë për vendin.

Falënderojmë pjesëtarët e FSK-së për mikpritjen dhe për kohën e dedikuar nxënësve tanë! 🇽🇰