642506022 1428989728917532 5748531335430441386 n

Projekti “Drejt Malit”

Projekti “Drejt Malit”, i organizuar nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës, u realizua me sukses në Brezovicë, ku pjesëmarrëse ishte edhe shkolla jonë me vajzat dhe djemtë fitues në futsall nga klasat VI dhe VII.

Gjatë qëndrimit 6-ditor në Brezovicë, nxënësit patën mundësinë të mësojnë skijimin me instruktorë profesionalë, si dhe nën përkujdesjen dhe përkrahjen e mësimdhënësve tanë, Besa Begu dhe Emin Baliqi.

Përveç trajnimeve në ski, nxënësit tanë morën pjesë edhe në aktivitete të ndryshme në kuadër të komunës, duke arritur rezultate të shkëlqyera:

🥇 Omer Abrashi – Vendi i parë në ski

♟️ Shah – Vendi i parë

🏓 Pingpong – Vendi i dytë

🎭 Art, recitim dhe këndim – Vendi i tretë

Ky projekt ishte një përvojë e jashtëzakonshme sportive, edukative dhe sociale për nxënësit tanë, duke forcuar jo vetëm aftësitë e tyre sportive, por edhe bashkëpunimin, disiplinën dhe frymën garuese.

Urime të gjithë nxënësve për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë! 👏🏆